Robin Van Persie deklaron se do të tërhiqet pas…

Sport

robin
Në fund të këtij sezoni, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United-it, Robin Van Persie ka deklaruar se do të tërhiqet nga futbolli. 35-vjeçari, një nga sulmuesit më të talentaur holandez të dekadës së fundit aktualisht po luan me ish-skuadrën e fëmijërisë Feyenoordin dhe ka thënë të tijën rreth së ardhmes. Duke folur për gazetën lokale AD, Van Persie është shprehur se tashmë e ka humbur entuziazmin që i dhuronte futbolli. Sipas tij synimi i vetëm që ka pasur në karrierë kanë qenë triumfi në trofe të ndryshëm. Robin u kthye në Holandë vetëm këtë vit duke u transferuar me parametër zero nga turqit e Fenerbahces.

Loco Fener 10

Fill pas transferimit ai iu gëzua suksesit në Kupë duke fituar menjëherë trofe, ashtu sikurse ndodhte edhe në vitin 2002 kur Feyenoordi i tij arrinte të triumfonte në Kupën UEFA. Nën drejtimin e Giovanni van Bronkhorst, ai i cili i asistoi një nga golat më të bukur në karrierë, Van Persie ka shprehur hapur dëshirën për të fituar me skuadrën nga Rotterdami kampionatin. Sipas tij, një arritje e tillë do të ishte si “qershia mbi tortë” sepse kurrësesi nuk do të donte ta mbyllte karrierën pa fitore. “Erdha te Feyenoordi sepse doja që të jepja diçka për ish-skuadrën time. Të ndaja përvojën me lojtarët e rinj, të ndihmoja klubin dhe tani që nuk e ndjej veten ta vazhdoj më tej, do të doja ta fitonim kampionatin” – ka thënë Van Persie, i cili ndjek në këtë shembull Dirk Kuyt-in, i cili u rikthye edhe ai tre vite më parë dhe u tërhoq fillë pasi e shpalli Feyenoordin kampion të Holandës.