Ronaldo, Messi apo Neymar – Ja se cilin prej tyre vlerëson më shumë Totti

Sport

fvrbybr

Ronaldo, Messi dhe Neymar janë të tre figura të rëndësishme të futbollit por cilin vlerëson më shumë Totti?

“Cristiano Ronaldo është mbi të gjithë” kështu mendon Francesco Totti, i cili në një intervistë për FIFA-n ka thënë të tijën për sa i përket çmimit të lotjarit të vitit. Me listën e të nominuarve tashmë të shkurtuar në 30 lojtarë, sërish kandidatët kryesorë janë Messi, Ronaldo dhe Neymar. Ish-kapiteni i Romës, tashmë i tërhequr, ka pasur mundësinë të luajë kundër të treve dhe sipas tij secili prej tyre ka një mënyrë krejt ndryshe të të luajturit. “Si fillim duhet ta themi se po flasim për tre jashtokësorë të futbollit. Gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin si në fushë ashtu edhe jashtë fushe, por unë mendoj se në fund Ronaldo është mbi të gjithë” – tha italiani duke vlerësuar sezonin e jashtëzakonshëm që pati portugezi në radhët e Realit të Madridit, ku fitoi për të dytin vit radhazi Champions League-ën. “Ai pati një sezon fantastik dhe gjithmonë i ka përmbushur objektivat që i ka vënë vetes, prandaj them se ai është mbi të gjithë” – ka thënë Totti, i cili përdori të njëjtin gjykim edhe për të vlerësuar trajnerin e vitit. Sipas italianit edhe pse Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri kryen gjithashtu sezone pozitive, puna e Zinedine Zidane te Reali i Madridit vlerësohet më tepër për faktin se arriti diçka që nuk ishte arritur kurrë më parë, mbrojtja e titullit kampion në Evropë.