Rosberg shpreson ende për titullin kampion

Sport

rosberg dhe hamilton 653x420  1  482554854
Piloti gjerman i Mercedesit, Nico Rosberg mendon se ka ende mundësi për ta mposhturLeëisHamiltonin në garën për titull. Gjatë një interviste për mediat britanike, 30-vjecari është shprehur se nuk ka hequr ende dorë nga gara për titullin kampion të Formulës 1.
Këtë të dielë, Formula 1 zbarkon në Rusi dhe Rosberg, i cili në Japoni u pozicionua i dyti, pas Hamilton, kërkon që ta vërë në diskutim titullin packa diferencës prej 48 pikësh qëështë mes të dyve. Gjermani, i cili ka 11 pikë më shumë se Sebastian Vettel, është shprehur se nuk ka hequr dorë pasi ka ende 5 gara për të diskutuar.
Këtë sezon Rosberg ka fituar 5 Cmime të Mëdha, ndërkohë që Hamilton ka fituar 8-të, dhe diferencën e madhe prej 48-pikësh e pranon edhe vetë Rosberg, por ai thotë se gjithcka është e mundur, mjafton që të besohet dhe të punohet për ta realizuar. Vitin e kaluar në Rusi, fitoi Hamilton, i cili u pozicionua përpara gjermanit. Kampioni i Botës arriti ta mbyllë kampionatin përpara Rosbergut, i cili në këtë garë, vitin e kaluar vinte me një diferencë më të vogël se këtë vit, me vetëm 11 pikë.