Rrëfehet Icardi dhe premton se…

Sport

icardi 3
Mauro Icardi është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë në qarkullim dhe një nga lojtarët më të dëshiruar në merkato. 25-vjeçari mbetet njeriu kryesor i ringritjes së Interit dhe pika kryesore ku fokusohet projekti i së ardhmes për zikaltërit. Argjentinasi është spekuluar prej kohësh për një kalim tek Real Madrid, por në prag të derbit, vetë Icardi ka rrëfyer të vërtetat e merkatos, ku i premton besnikëri Interit.

icardi
“Kam patur kontakte me disa skuadra gjatë verës, por përgjigja ime ka qenë e njëjtë. Kam vendosur të qëndroj tek Inter për vete dhe familjen time. Vetëm këtu ndihem në shtëpi. Realizova ëndrrën time për të luajtur me Interin në Champions League dhe tashmë dua të ngre lart trofe me këtë fanellë.” Icardi ka qenë në fokusin e mediave italiane edhe për shkak të çështjes së rinovimit të tij. Ylli i Interit pritej të nënshkruante kontratën e re kohë më parë, por palët ende nuk kanë arritur një akord, çfarë të shtyn të mendosh për një largim të mundshëm të tij nga Milano. Por vetë Icardi thotë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë pjesë dhe se shpreson që rinovimi të realizohet përpara Krishtlindjeve, duke treguar me siguri se e ardhmja e tij mbetet tek zikaltërit.