Scott Parker, trajneri i Club Brugge:

Sport

“Është e qartë se na pret një sfidë shumë e vështirë. Nëse marrim në konsideratë nivelin e lartë të kundërshtarit dhe pozitën në të cilën na ka vendosur ndeshja e parë, atëherë e kupton se çfarë ndeshjeje perfekte duhet të luajmë. Unë mendoj se ai takim në shtëpinë tonë u vendos nga dy gabime. Ne luajtëm në një nivel shumë të lartë dhe si të barabartë me kundërshtarin tonë, por nuk ia dolëm të shfrytëzonim rastet që na u paraqitën. Kjo mbrëmje është e rëndësishme jo vetëm për sezonin e lojtarëve të mi, por edhe për klubin, pasi nuk është e lehtë të mbërrish deri këtu, duke kujtuar rrugën e gjatë që është përshkruar. Lojtarët janë të vetdijshëm për atë që duhet të bëjnë në fushë, edhe pse luajmë në një stadium që gjithmonë i ka hapur probleme kundërshtarëve të tyre. Por në fund të fundit, është një mbrëmje e ‘Champions League’-ës. Dua që të gjithë ta shijojnë në maksimum e të frymëzohen nga atmosfera për të nxjerrë më të mirën e mundshme, për të provuar arritjen e rezultatit që kërkojmë. Nuk ka për të qenë aspak e lehtë, por mendoj se nuk na mungojnë cilësitë për të zhvilluar një ndeshje të madhe, që mund të hynte në historinë e klubit tonë.”