Serie A, Napoli, Rrëfehet Osimhen; premton një surprizë për ‘Scudetto’

Sport

Victor Osimhen është padyshim fytyra kryesore e Napolit të këtij sezoni, që po kalon çdo limit, në rrugëtimin drejt titullit kampion. Sulmuesi nigerian ka arritur të shënojë në 9 përballjet e fundit të ‘të kaltërve’, teksa në total regjistron 21 gola e 4 asiste në 24 ndeshje mes kampionatit dhe ‘Champions League’-ës. Osimhen është rrëfyer për eksperiencën e sezonit aktual, duke zbuluar për gazetarët se ka menduar për një surprizë të bukur në rast Napoli do t’ja dalë të mbërrijë tek titulli kampion.

“Ne i respektojmë të gjithë kundërshtarët tanë, por mendoj se ne jemi të fortët për momentin. Sigurisht që po sakrifikojmë gjithçka për ‘Scudetto’-n dhe nëse kjo gjë ndodh, atëherë kam një surprizë.”

24-vjeçari gjithësesi nuk ka ndërmend të kënaqet vetëm me titullin kampion, që për Napolin do të ishte një arritje e jashtëzakonshme pas shumë dekadash. Nigeriani u shpreh se kërkon që skuadra të japë maksimumin edhe në ‘Champions League’, që sipas tij mbetet ëndrra e çdo futbollisti. Osimhen është i bindur se Napoli i ka të gjitha mundësitë për të luajtur si e barabartë ndaj çdo kundërshtari në Europë, edhe pse për të mbërritur deri në finale mbetet një mision shumë i vështirë. Ndërsa sa i përket të ardhmes së tij, Osihmen tha se është i lumtur me aventurën e tij tek ‘të kaltërit’, edhe pse ndihet krenar kur e sheh emrin e tij të lidhet me klubet e ‘Premier League’-ës. Ai e pranoi se ka dëshirë që një ditë të luajë në kampionatin anglez, por për momentin, në mendjen e tij ekziston vetëm Napoli. Victor Osimhen ka një kontratë me klubin italian deri në qershor të 2025-ës, me presidentin De Laurentiis që