Serie A nis me gola dhe Milanin “gjunjëzuar”

Sport

Serie A ka ngritur siparin e sezonit të ri, me një javë shpërthyese në gola e rezultate. Mbi të gjitha ka rënë në sy nisja me këmën e gabuar për Milanin e ri në fushën e Udinezes. Aty ku skuadra e drejtuar tashmë nga Marko Xhampaolo ka konfirmuar problemet e shfaqura edhe në ndeshjet e fazës përgatitore. Kuqezinjtë, që si kurrë më parë nuk arritën të bëjnë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës gjatë 90 minutave, u gjunjëzuan nga një gol i mbrojtësit të friulanëve, Rodrigo Beaco.
Shpërdoruese është shfaqur Roma brenda në “Olimpik”, ku u zhvillua një ndeshje spektakolare dhe me shumë gola. Tre herë kaluan verdhëkuqtë në avantazh kundër Genoas e po aq herë u barazuan nga skuadra mike. Trajnerit Fonseka i duhet të ndreqë gjërat në mbrojtje, që vazhdon të “fusë ujë” ashtu si edhe në sezonin e kaluar.

Nuk gabuan në start kampionët e Juventusit, të cilëve u mjaftoi një gol i Chielinit për të dalë fitues nga fusha e Parmës. Bardhezinjtë panë t’i anulohej edhe një gol i Ronaldos, episod që gjithsesi nuk ndikoi në cenimin e suksesit të skuadrës, që në stol ishte pa Sarrin, i sëmurë me polmonit. Më të vështirë ishin tri pikët e para për Napolin. Skuadra e Ancelotit arriti t’i gëzohet fitores, vetëm pas një ‘stafete’ golash në “Artemio Franki” të Firences, ku debutimet e Boateng dhe Ribery nuk u festua siç priteshin. Tashmë Napoli kryeson bashkë me Juventusin, Lacion dhe Atalantën. Ndërsa tri pikët e para siguroi edhe Torino, që mposhti 2-1 Sassuolon, në një përballje ku heroi rezultoi Zaza, autor i një dygolëshi.