Serie-A, Roma e nis me fitore, Interi zhgënjen kundër Sassuolos

Sport

roma
Dy nga skuadrat më aktive të merkatos së verës, Roma dhe Inter, nisën në mënyra krejt të ndryshme kampionatin. Verdhekuqtë e Di Francescos vuajtën shumë për të mundur Torinon. Në transfertën e parë sezonale, Roma goditi tre herë shtyllën ndërsa në fushë, përvec Pastores, nuk u panë që nga minuta e parë pryrjet e reja. Sidoqoftë në pjesën e dytë aktivizimi i Kluivert dhe Cristantes sollën ndryshimet e kërkuara. Pikërisht talenti holandez asistoi në mënyrë perfekte Dzekon në minutën e 90-të. Boshnjaku realizoi një nga golat e tij më të bukur në karrierë duke e festuar si i marrë një nisje më se perfekte për të këtij kampionati.

inter

Pas ndeshjes, trajneri Di Francesco ironizoi duke thënë se Dzeko gabon vetëm golat e thjeshtë, pasi ato të pamundurit i shënon gjithmonë. Vëmendja mbrëmjen e së dielës ishte e gjitha në sfidën Sassuolo-Inter. Pritshmëritë ishin të mëdha për zikaltërit, pas një merkatoje tejet të lavdëruar. Sidoqoftë në fushë nuk ishte Nainggolan. Sassuolo nga ana tjetër nuk ishte aspak e dekurajuar dhe në minutën e 27-të, u fitua një penallti, penallti të cilën e shndërroi në rrjetë Berardi. Pas këtij goli, Inter nuk arriti në asnjë moment të barazonte, pavarësisht aktivizimeve të Perisic, Keita dhe Karamoh. Në fund Spalletti pranoi humbjen duke thënë se grupi ka nevojë për reflektim.