Shqipërinë e pret një përballje ferri nëse kualifikohet

Sport

cunat35.jpg

Nëse Shqipëria mund Rumaninë, dhe kualifikohet për në fazën e 1-8-ve, atëherë kuqezinjtë i pret një ndeshje shumë e fortë.

Si e treta nga grupi A, kuqezinjtë do të duhet të përballen me vendin e parë të grupit C, në të cilin me shumë mundësi mund të përfundojë Gjermania ose Polonia, pasi kanë pikë të barabarta.

Kundërshtari tjetër i mundshëm mund të jetë Anglia, pasi “tre luanët” me shumë mundësi do ta mbyllin në vendin e parë në këtë grup.

Skuadra e renditur në vendin e tretë në grupin A (gjithnjë nëse kualifikohet), luan me kryesuesit e Grupit B ose C.