Shtypi sportiv, vëmendja te festimet e Realit dhe merkatoja

Sport

dsfghuio

Pas një fundjave Championsi, shtypi spanjoll u hap të hënën sërish me Realin e Madridit. AS i kushtoi faqen e parë festimeve të madrilenëve. Me Marcelon dhe kapitenin Ramos në krye të hyjneshës mitologjike të Madridit, AS citoi fjalët e Ronaldos, i cili ka theksuar se te Los Blancos tanimë nis një erë e re. Në Barcelonë ndërkohë raportimet ishin vetëm për merkaton e katalanasve. Sipas Mundo Deportivos Barca ka ringjallur interesimin për Dembelenë e Dortmundit. Largimi i trajnerit Tuchel thuhet se ka hapur mundësitë për një transferim të mundshëm. Në Portugali A Bola e hapi faqen e parë me Mathieu-n e Barcelonës. Mbrojtësi thuhet se mund të kalojë te Sportingu. Ndërkohë spikat lajmi sipas së cilit, brenda kësaj jave, Lindelof do të kalojë te Manchester United-i. Në Angli vëmendjen kryesore e kishte Gareth Bale, i cili ka deklaruar se do të qëndrojë te Reali. Daily Star theksoi fjalët e uellsianit i cili largon njëherë e mirë përpjekjet e United-it për ta pasur në skuadër. Gazeta tjetër, Mirror, kishte në faqen e parë lajmin se Klopp kërkon Momo Salahn e Romës, ku në plan për egjiptianin janë gati 35 milionë euro. Për të ardhur në Itali, Gazzetta dello Sport përhapi lajmin se trajneri i Juventusit Allegri është i tunduar nga PSG.