Shtypi sportiv, vëmendje absolute te transferimi i Neymarit

Sport

neyamama

Transferimi i Neymarit te PSG ishte në faqet e para të të gjitha gazetave sportive të enjten. Marca kishte në faqen e parë brazilianin të cilit i kushtonte titullin “transferimi që ndryshon historinë e futbollit”. Po kështu njëjtë si Marca në faqen e parë kishin Neymarin edhe gazeta AS dhe Sport. “Paguan dhe largohet” ishte titulli i AS-ës, “Mos u pafshim” ishte titulli i Sport, ndërsa L’Esportiu kishte shkruar në frengjisht “pac fat!” ku në sfond ishte një poster i Barcelonës pa Neymarin në të. Për brazilianin folën edhe mediat angleze. 199 milionë paundë ishte titulli i vetëm i Daily Express. Rroga rekord për 25-vjecarin shkon në 650 mijë paundë në javë. Shtypi anglez në fakt përqendrohej më së shumti te shifrat dhe llogaritë. Neymar, futbollisti 415 milionë paundësh, ishte titulli i The Times. Sport-Mirror e konsideronte edhe më të shtrenjtë, 576 milionë. Por nuk munguan as tituj provokues si “Kesh-Kesh” apo “vjedhja e shekullit”. Le Parisien kishte montuar shpejt e shpejt me një fanellë të PSG. La Provence theksonte ujdinë me një stil miks mes PSG dhe Katarit. “Cmenduria nga Katari” ishte një tjetër titull goditës, ku sqarohej e gjithë marrëveshja ekonomike që e con Neymarin në Paris. Në Itali Gazetta dello Sport e konsideroi një Bombë që mund të trazojë një lëvizje domino në merkato. Mundo Deportivo i dha lamtumirën Neymarit dhe theksoi se tanimë priten Coutinho dhe Dembele, por një tjetër emër i përfolur është edhe Hazard. Për ta mbyllur, L’Equipe I kushtoi një analizë të thellë transferimit të Neymarit, ku sipas saj afrimi i brazilianit i hap më shumë rrugë kalimit të Mbappesë te Barcelona se sa te Reali i Madridit apo Manchester City.