Skenderbeu i jep tjetër goditje rivalëve, nënshkruan me ish portierin e Kukësit

Sport

Skuadra e Skënderbeut nuk ka ndërmend të dorëzohet, edhe pas dënimit
të marrë nga UEFA. Korçarët kërkojnë të rikthehen në majën e futbollit
shqiptar dhe drejtuesit janë duke punuar intensivisht në merkato për të
sjellë përforcimet e duhura për trajnerin Ilir Daja. Siç konfirmohet së
fundmi, nga sezoni i ardhshëm pjesë e skuadrës korçare do të jetë edhe
portieri i mirënjohur, Enea Koliçi. Ish-gardiani i portës së Kukësit luajti
sezonin e shkuar me Flamurtarin dhe ishte një lojtar i lirë në këtë
merkato verore. 33-vjeçari konsiderohet si një ndër portierët më të mirë
të ‘Superligës’ shqiptare. Fillimisht u mendua se Koliçi do të bënte një
rikthim tek skuadra e Kukësit, pasi këta të fundit larguan portierin Stivi
Frashëri, por korçarët janë treguar më të shpejtë për mbyllur
marrëveshjen me 33-vjeçarin Koliçi. Zyrtarizimi i portierit të ri të
Skënderbeut do të bëhet ditën e premte, teksa presidenti Takaj dhe
anëtarët e tjerë të stafit drejtues të klubit korçar vijon punën për
përforcimin e organikës së skuadrës për sezonin e ri