Skënderbeu, për mrekullinë ndaj D.Zagreb

Sport

700x300-1
Skënderbeut i nevojitet një mrekulli.  Jo vetëm duhet të shënojë dy gola, por edhe të mos pësojë asnjë në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, për sfidën e kthimit të “Play-off”-it të Champions League, që transmetohet ekskluzivisht në TRING SPORT 1 HD. I vetëdijshëm për atë që e pret është trajneri Mirel Josa, por nuk shfaqet i dorëzuar.
Me kujtimet e tij mundohet të motivojë ekipin edhe kapiteni Bledi Shkëmbi, autor i golit në humbjen 1 – 2 në “Elbasan Arena”. Mesfushori 36-vjeçar, i cili ka luajtur me Rijekën në Kroaci nga viti 2002 deri në 2004, ka kujtuar një rast ku ka fituar 3-1 pikërisht ndaj Dinamos së Zagrebit. Gjë që uron të përsëritet edhe sot.
 
Ndërkaq është konfirmuar largimi i Hamdi Salihitr drejt Izraelit, sipas asaj që ka bërë të ditur zyrtarisht edhe klubi. Maccabi Haifa duket se do të jetë skuadra e re e shkodranit. Për ta zëvendësuar në majën e sulmit, Josa duket se ka vendosur befasisht për Latifin e jo për Hristov. Teksa nga minuta e parë pritet ta nisë Progni, ashtu si edhe i rikthyeri Arapi në të majtë të mbrojtjes. Me skuadrën në Kroaci është stërvitur edhe Olayinka, megjithatë nigeriani nuk pritet të aktivizohet nga minuta e parë, pasi ka vetëm pak ditë që stërvitet me skuadrën.