Skrinar flet për ndeshjen e parë në Champions dhe ripërtëritjen e kontratës

Sport

skriniar
Më 18 shtator Inter i rikthehet Champions League-ës duke diskutuar ndeshjen e parë në Grupin B me Tottenhamin. Entuziazmi është i madh në skuadrën zikaltër, dhe njëri prej tyre që e pret këtë sfidë me padurim është Milan Skriniar. Për sllovakun 23-vjecar ky do të jetë një debutim në Evropë. “Mezi pres të luaj në Champions me këtë fanellë, do jetë emocion i madh, por që tifozët do të mund të na i bëjnë gjërat më të thjeshta” – ka thënë Skriniar duke kërkuar hapur mbështetjen e publikut. I transferuar nga Sampdoria sezonin e kaluar për shifrat e 27 milionë eurove, Skriniar rezultoi një nga angazhimet më të goditura të Spalletit.

skriniar.inter.controllo.2017.18.356x237

Performancat e tij të mira bënë që shumë klube, si për shembull Manchester United, të interesoheshin për të. Por ja që te Interi po flasin që tani për rinovim kontrate. “Dua që t’i jap vazhdimësi punës që kam bërë këtu edhe vitin e kaluar. Skuadra është më e mirë tashmë dhe dua të arrij rezultate të rëndësishme me këtë grup” ka thënë sllovaku teksa ka rrëfyer se aktualisht po bisedohet për një ripërtëritje të kontratës si dhe një përmirësim të pagës. Aktualisht Skriniar paguhet me 1.7 milionë euro në sezon. Kontrata që ai firmosi vitin që shkoi e lidh atë me Interin deri në vitin 2022. Nëse arrihet një ripërtëritje, paga mund t’i shkojë diku te 3 milionë, shifër që aktualisht merr Balde apo Asamoah, që iu bashkuan së fundmi grupit.