Solskjaer ka kërkuar informacione për Paulo Dybala

Sport

Ole Gunnar Solskjaer po përpiqet të mbajë në skuadër Paul Pogba dhe Romelu Lukaku, gjë që deri tani po e bën mjaft mirë, por trajneri norvegjez duhet të punojë edhe për emrat që mund të përforcojnë ekipin e drejtuar prej tij. Sipas lajmeve që qarkullojnë në mediat angleze, Solskjaer kërkon të shtojë fantazinë në repartin e sulmit dhe për këtë arsye ka kërkuar të marrë informacione rreth situatës së Paulo Dybala. Sulmuesi i Juventusit nuk kaloi një nga sezonet më të mira gjatë 2018/19-ës, kjo edhe për shkak të prezencës së Cristiano Ronaldos tek bardhezinjtë.

Kampionët e Italisë duhet të arkëtojnë para për bilancet e tyre dhe shitja e Dybalas është diçka që po merret në konsideratë nga ana e drejtuesve të Juventus. “Daily Mail” zbulon se tek Manchester United kanë bërë gati një ofertë prej 78 milionë eurosh për kartonin e argjentinasit, çfarë duket si një ofertë që kënaq edhe Juventusin. Vetë sulmuesi nga ana tjetër duket të jetë i gatshëm të ndërmarrë një aventurë të re, në një kampionat kret ndryshe nga ‘Serie A’, por me vetëdije se tek ‘djajtë e kuq’, Dybala do të kishte mundësinë të merrte rolin e liderit. Paulo Dybala u bë pjesë e Juventus në vitin 2015, kur bardhezinjtë shpenzuan 40 milionë euro për të për marrë kartonin e argjentinasit nga Palermo. Prej atëherë, Dybala ka zhvilluar 182 ndeshje, ku ka realizuar 78 gola e ka shërbyer 30 asiste.