Spanjë – Del Bosque beson te De Gea

Sport

cd05oddlnmnhy2mwmjrlzwqzntjhm2viytq1y2vly2yzocznptexmzk3zwzkzdnimmy3mjmwnzmwmty1nti4otfjmjm3-e1441210688730
“David De Gea duhet të kënaqet me faktin se dy nga klubet më të mëdha në botë i janë vënë nga pas”, kështu mendon trajneri i Spanjës Vincente Del Bosque, i cili në prag të ndeshjeve me Maqedoninë dhe Sllovakinë ka folur edhe për portierin e Manchester United-it. De Gea u përfol përgjatë gjithë verës për një transferim te Reali i Madridit, transferim i cili në fund dështoi vetëm për shkaqe teknike. 24-vjeçari, sipas trajnerit holandez Louis Van Gaal, nga spekulimet e merkatos ka humbur përqendrimin në stërvitje ndaj dhe ai e ka lënë jashtë grupit duke ia besuar portën argjentinasit Sergio Romero. 64-vjeçari Del Bosque, edhe pse e ka grumbulluar në kombëtare, e bëri të qartë që nëse De Gea kërkon të jetë në Euro 2016-të duhet të fitojë vendin dhe të rikthehet portier i parë. Gjithsesi tekniku i Spanjës tha se kishte besim te 24-vjecari dhe se për të rigjetur ritmin do të mund ta ndihmonte edhe Juan Mata, të cilin Del Bosque e përshkroi si një djalosh të mbarë.
Portieri i Manchester United-it, ka edhe 10-të muaj kontratë me “Djajtë e Kuq”, dhe pikërisht për këtë çështje kishte shqyrtuar mundësinë për të kaluar te Reali i Madridit, por me këtë mundësi tashmë të çuar dëm, 24-vjecari mund të jetë duke diskutuar ripërtëritjen e kontratës. Në fakt Goal.com raporton se De Gea ka pasur takime të shpeshta me agjentin e tij Jorge Mendez, takime të cilat thuhet se kanë qenë pikërisht në këtë linjë, me Manchester United-in që nga ana tjetër i ka ofruar gjithmonë mundësinë e një kontrate të re