Starton “International Champions Cup” ne TRING SPORT HD

Sport

sdvdvssdv

Në pritje të Champions League marrin start në Tring Sport HD përplasjet e para të gjigantëve të futbollit, të përmbledhura nën emrin e “International Champions Cup”. Një turne veror që ka në program ndeshje mes Amerikës, Kinës dhe Australisë, ku do të marrin pjesë 16 ndër skuadrat më të famshme të futbollit europian e jo vetëm.
I mbërritur në edicionin e dhjetë, International Champions Cup po merr një rol gjithmonë e më të rëndësishëm në futbollin e verës, me sfida që mbushin stadiumet në kontinente të ndryshëm. Gjashtë ekipe angleze, tre spanjolle, tre italiane, dy gjermane dhe nga një franceze e skoceze do t’i japin jetë përballjeve, që janë të gjitha për t’u shijuar deri në 13 gusht.
Por që sjellin edhe të ardhura të mëdha. Turneu në total vlen mes 300 dhe 500 milionë dollarëve, ndërsa gjeneron mbi 100 milionë dollarë. Mjafton të përmendet që një skuadër merr 2.5 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen. Në fund trofeun e fiton kush është kualifikuar e para në çdo grup, që janë të ndarë sipas kësaj përbërjeje:
Në Australi luajnë Juventus, Tottenham, Atletico Madrid e Melbourne Victory
Në Kinë: Manchester United, Manchester City, Borussia Dortmund
Në Amerikë dhe Europë: Milan, Inter, Bajern Mynih, Leister, Barcelona, Paris SG, Real Madrid dhe Celtic Gllasgou