Taluant Xhaka, krenar për arritjen e vëllait!

Sport

vellezrit xhaka
Granit Xhaka prej gati 2 vitesh është pjesë e ekipit të Arsenalit. Ditën e sotme, futbollisti shqiptar ka rinovuar kontratën me këtë ekip, por nuk ka dhënë detaje dhe për sa kohë do jetë pjesë e tij. Megjithatë Graniti nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’ është shprehur shumë i lumtur që ka rinovuar kontratën me klubin londinez. Madje ai ka treguar se këtej e tutje do të mbajë numrin 34, një numër shumë i rëndësishëm për të dhe familjn e tij.

graniti

Siguisht që pas këtij lajmi kaq të rëndësishëm, nuk mund të mungonte dhe një urim nga vëllai i tij më i madh, Taulanti. Graniti dhe Taulanti janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit, duke qenë se i përkasin edhe të njëjtit profesion. Taulanti ka publikuar fotografinë e Granitit duke firmosur kontratën dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Krenar vëlla për kontratën tënde të re”.

taulant xhk