Tashmë është zyrtare: Ronaldo u transferua te Juventus, për 100 milionë euro!

Sport

ronaldo juventus
Cristiano Ronaldo do të transferohet në klubin italian, Juventus, nga Reali i Madrid për plot 100 milionë euro. Siç mësohet nga mediat vendëse, Ronaldo ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin historik të Serie A, në Itali. Siç raportohet, kontrata 4-vjeçare regjistron 30 milionë euro për sezon. Edhe nga klubi i Realit, 33-vjeçari është përshëndetur përmes rrjeteve sociale.

ronaldo trans

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, dha lejen për të dërguar kërkesën e transferimit për lojtarin më të vlefshëm të ekipit, që kishte arritur më parë akordin me Juventusin për 30 milionë euro, për 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë, vetë Ronaldo është shprehur pas këtij transferimi: “Ka ardhur koha të hap një kapitull të ri në jetë dhe për këtë kërkova transferimin. U lutem tifozëve të më kuptojnë, pasi kanë qenë të mrekullueshëm këto 9 vite. Reali ka zemrën time dhe për këtë dua t’i falënderoj të gjithë. Kam reflektuar shumë, por tani koha është për një cikël të ri”.