Te gjithe në ndjekje të Napolit!

Sport

Është koha për të bërë një bilanc në Serinë A. Nuk jemi ende në gjysmë të rrugës, por ndalesa për Kupën e Botës kërkon reflektime të rëndësishme për 15 ndeshjet e luajtura deri më tani. Ndeshjet që nisën Napolin në arrati. Ka 8 pikë avantazh ndaj Milanit, 10 ndaj Juves dhe 11 ndaj Lacios dhe Interit. Këto janë katër skuadrat që ëndërrojnë një rikthim të jashtëzakonshëm në vitin 2023, kur kampionati të rifillojë.

Trembëdhjetë fitore dhe dy barazime: Napoli është skuadra e vetme e pamposhtur në kampionat. Falë Spallettit që ndërtoi një luftanije, falë dy të sapoardhurve Kim dhe Kvaratskhelia që tashmë kanë harruar Koulibaly, Insigne dhe Mertens. “Revolucioni” i De Laurentiis në verë po jep fryte. Tani vjen e mira dhe e vështira: një pushim jo fort i mirëpritur për kaltwrit  që janë në kulmin e formws dhe janë rikthyer nga 11 fitore radhazi. Një muaj e gjysmë pushim për të shijuar rekordin, në rifillim do të jetë koha për konfirmim.

Pas një fillimi të mirë,  pwr skuadrwm  e Piolit erdhën gabimet e Torinos dhe Kremones. Kuqezinjtë mbeten skuadra më afër majës, por 8 pikët pas Napolit janw shumw.  Një ndalesë që në këtë rast duket se do të jetë shumë e dobishme për të gjithë ambientin e Milanit, edhe pas fitores në minutën e fundit ndaj Fiorentinës.

“Kush do ta kishte menduar ta shihte Juventusin në vendin e tretë në pushim?”. Po, Allegri ka absolutisht të drejtë. Pak do ta kishin thënë. Bardhezinjtw e dëshpëruar nga dëmtimet, Pogba dhe Di Maria mbi të gjitha, por që janë ende aty. Mes ëndrrave të rikthimit dhe realitetit, Zonja e Vjetër bekon ndalimin e kampionatit për të bërë një bilanc të situatës. Ka shumë reflektime për të bërë, sidomos pas eliminimit nga Champions League. Ndërkohë Agnelli po përgatit tashmë një treg të madh afrimesh. A do të mjaftojë?

Inzaghi vazhdon të përsërisë se Napoli ka një kampionat më vete, por vazhdon të shpresojë për një rikthim historik. Zikaltwrit  kanë pësuar shumë humbje deri më tani, të gjitha këto kanë ardhur në ndeshjet e mëdha kundër Milanit, Romës, Lazios dhe Juventusit. Ka ende një përballje të drejtpërdrejtë me Spallettin për të luajtur më 4 janar. Për skuadrën e Inzaghit mundësia për të mbajtur gjallë shpresat e kampionatit. Përndryshe do të jetë më mirë të fokusohemi në Champions League.