Thomas Tuchel lavdëron Leipzig, por shtyn skuadrën e tij drejt finales

Sport

“Neymar dhe Mbappe mund të bëjnë diferencën në fushë. Së bashku bëjnë një dyshe mjaft të bukur. Janë pika jonë më e fortë dhe këtë nuk e mohojmë. Çdo skuadër ka pikat e saj të forta dhe marrëdhëniet speciale me disa lojtarëve, rrisin akoma më shumë cilësinë dhe dëshirën për të bërë mirë në grup. Ne jemi këtu sepse e kemi merituar vendin tonë. Kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe i kam parë djemtë të punojnë vërtet shumë. Jemi të uritur për sukses, prandaj duhet t’ja dalim mbanë me çdo kusht. Dëshirojmë që punën e fortë që kemi bërë deri më tani, ta finalizojmë me një tjetër hap përpara. Leipzig bën presing të lartë. Kanë lojtarë të rinj, inteligjentë dhe mjaft të shpejtë. Do të thoja se ngjasojnë pak me Atalantan. Ata kanë stilin e tyre, ne kemi tonin. Në ndeshje ndaj kundërshtarëve si Leipzig duhet të jesh i vëmendshëm ndaj çdo detaji. Nëse do të humbasim përqëndrimin në ndonjë moment, atërherë do të rrezikojmë shumë. Megjithatë, skuadra jonë ka mësuar nga ky rrugëtim i gjatë që kemi bërë, prandaj mendoj se jemi gati.”