Tim Cahill: Mason Mount është lojtari më premtues në Premier League

Sport

Mason Mount është një prej lojtarëve më të përfolur të këtij sezoni të Chelsea. Debutimi i tij erdhi në shtatorin e 2019-tës me blutë e Londrës, ndërsa aftësitë e tij tërhoqën vëmendjen e gjithë opinionit sportiv në Angli, por jo vetëm. Ish-lojtari i Everton, Tim Cahill, mendon se Mount është lojtari më premtues këtë edicion në Premier League dhe se ai do arrijë një nivel mjaft të lartë, kjo për faktin se drejtohet nga një trajner si Frank Lampard. “Më pëlqen loja e Mason Mount. Jam një tifoz i tij dhe ai është lojtari që premton më shumë në Premier League. Një nga arsyet përse më pëlqen ky djalosh është për shkak të trajnerit të tij, Frank Lampard, i cili po mnudohet të instalojë në këmbët e tij të njëjtën lojë sikurse ka luajtur vet kur ishte futbollist. Kam bindjen se ai do e ngrejë në një nivel të mirë këtë futbollist”. Këtë vit futbollistik, Mount, me Chelsean ka luajtur në total 40 ndeshje, ndërsa ka arritur të shënojë 6 gola, kurse për shokët e skuadrës asistuar 5 herë. Për momentin në Angli, ashtu sikurse në gjithë Europën, kampionati është pezulluar, dhe ende nuk ka një vendim se kur do të rifillojë.