TONI KROOS, MESFUSHORI I REAL MADRID:

Sport

“Çelësi i suksesit këtë mbrëmje, do të jetë shënimi i golave dhe një mbrojtje e mirë. Mendoj se një factor i tillë është mjaft thelbësor ndaj një kundërshtari si Manchester City. E them këtë, sepse City shënon në çdo ndeshje nga 3, apo nga 4 gola. Fakti që luajmë në shtëpinë tonë, duhet të shërbejë si një motivim për ne që të zhvillojmë një lojë sulmuese dhe të përpiqemi ta ndëshkojmë sa më tepër kundërshtarin. Nuk jam i shqetësuar për një gjë të tillë, sepse ne kemi luajtur shumë ndeshje të këtij niveli, e për këtë arsye jemi besimplotë në eksperiencën tonë, apo mënyrën sesi do duhet t’i qasemi kësaj sfide. Uroj që gjithçka të shkojë mirë për ne.

Këtu ndodhemi në gjysmëfinale të Champions League dhe justifikimet janë të papranueshme. Në të tilla nivele, nuk mund të themi dot që ndihemi të lodhur fizikisht, sepse e dimë se ç’duhet të bëjmë dhe çfarë kërkohet nga ne. Këto janë ndeshje që nuk luhen çdo 3 ditë dhe kaq mjafton për t’u mbushur me energji dhe për të dhënë maksimumin.

Manchester City kundërshtari më i fortë? Nuk mund ta them dot këtë gjë. Ne kemi luajtur ndaj shumë skuadrave të forta në Champions League, me plot kualitet në përbërje të tyre, ndaj të cilave edhe jemi mposhtur. Për këtë arsye, nuk mudn të them dot që City është ose jo kundërshtari më i fortë që kemi hasur. Megjithatë, një skuadër e drejtuar nga Pep Guardiola, nuk është asnjëherë e lehtë për t’u mposhtur.

City më i motivuar? Nuk mumd të flas me bindje për këtë gjë. E sigurt është se synimi i tyre madhor është të triumfojnë në Champions League dhe shumica e lojtarëve të tyre nuk e kanë fituar ndonjëherë një titull të tillë. Kështu që është mëse normale që të jesh shumë i motivuar. Pres të njëjtin nivel motivimi, sikurse në edicionin e kaluar. Bëhet fjalë për një gjysmëfinale të Champions League dhe është thuajse e pamundur të mos jesh i motivuar.”