Trajneri dhe mbrojtësi i Juventus flasin për duelin e sotëm!

Sport

juve atl

Massimilano Allegri (Trajneri i Juventus)
Sot duhet të bëjmë kujdes për të lexuar siç duhet çdo moment të ndeshjes. Ende nuk kam vendosur se kush do të luajë, por të gjithë lojtarët kërkojnë të japin kontributin e tyre, prandaj kam besim të plotë tek ata. Atletico ka fituar 3 trofe në Europa League dhe ka arritur 2 herë në finalen e Champions League-ës, kështu jo më kot konsiderohet si një nga skuadrat më të forta të viteve të fundit. Nuk mendoj se kjo është ‘Ndeshja e Vitit’ për ne, sepse nëse ia dalim të kalojmë më tej, atëherë do të kemi të tjera përballje të forta në këtë kompeticion. Po punojmë që të dhurojmë një performancë të madhe sot, më pas do mendojmë për ndeshjet e tjera të sezonit. Në takimin e parë bëmë disa gabime. Nuk mund të mendojmë se e kaluam rrezikun pas një rasti të tyre. Duhet të jemi vigjilentë për çdo situatë që mund të krijohet. Në fushë do të zbresim me agresivitetin e duhur për të dominuar ndeshjen dhe për të dhënë më shumë se 100% nga vetja. Nëse e bëjmë këtë, atëherë nuk do pendohemi për asgjë në përfundim të ndeshjes.

Chiellini.Juve.2018.19.capitano.356x237

Giorgio Chiellini (Mbrojtës i Juventus)
Mezi presim ta luajmë këtë ndeshje. Duam të bëjmë sa më mirë dhe të fitojmë. Në krahasim me ndeshjen e parë, duhet të ndryshojmë shumë gjëra në lojën tonë, si në aspektin mbrojtës edhe në atë sulmues. Ndonjëherë duket e thjeshtë, por nuk është aspak e tillë. Kemi besim në aftësitë tona dhe dimë se mund t’ja dalim. Atletico është një skuadër që luan në mënyrë shumë të organizuar dhe që është mjaft e fortë në kundërsulme. Kërkojmë të zbresim në fushë sa më parë dhe shpresoj të përjetojmë një mbrëmje magjike në Champions League. E gjithë vëmendja jonë është në këtë takim. Duhet të jemi të guximshëm për të provuar sa më shumë dhe në të gjitha mënyrat. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat tanë. E respektojmë kundërshtarin, por kemi një dëshirë të madhe për të vazhduar më tej aventurën tonë. Në futboll, mjafton vetëm një moment për të ndryshuar çdo gjë.