Trajneri dhe mesfushori i Realit analizojnë ndeshjen!

Sport

real ajax
Santiago Solari, trajner i Realit të Madridit: Eshtë turp që Sergio Ramos nuk do të mund të luajë sot… Ai është lider i yni, por nga ana tjetër duhet thënë se ne kemi gjithashtu plot lojtarë që kanë cilësitë dhe përvojën e duhur për ta zëvendësuar atë. Synimi ynë? Sigurisht që duam të fitojmë dhe të kualifikohemi. Kjo skuadër ka karakter dhe fatmirësisht koha erdhi shpejt për Champions League-ën që ta rishfaqë atë. Të gjithë këtu janë munduar të punojnë sa më mirë të munden, kjo për të sulmuar më mirë dhe për të shënuar më shumë, kjo është detyra jonë. Por kalendari ynë ka qenë ky që ka qenë, shumë i ngjeshur me plot ndeshje të rëndësishme, por kjo s’është ndonjë gjë e re për Realin. Skuadra është mësuar me këtë ritëm. Jose Mourinho dhe deklaratat e tij?! Përtej Julia Robertsit, klubi ka pasur gjithmonë simpatizantë të njohur. Eshtë normale!

luka modric
Luka Modric, mesfushor i Realti të Madridit: Nuk dua të ndalem te ndonjëri nga lojtarët, por mund të shihet qartë se ata kanë plot talente në skuadër, në shumë role të ndryshme të tyre. Ata e treguan këtë aspekt edhe në ndeshjen e parë, kanë shumë talente, shumë ambicie dhe lojtarë të rinj që kanë oreks për më shumë. Për sa i përket lojës, nuk mendoj se ata do të ndryshojnë shumë. I kam parë ndeshjet e tyre dhe ata luajnë njëjtë si në fushën e tyre po ashtu edhe jashtë. Besoj se nuk kanë për t’i ndryshuar idetë që kanë për lojën e tyre. Në këndvështrimin tim, ata nuk kanë asgjë për të humbur… ky është një aspekt që ata i bën edhe më të rrezikshëm. Kundër një skuadre të tillë duhet të tregosh kudjes. Këto 90 minuta do të jenë të vështira, do na duhet të tregohemi të duruar.