UCL, Klopp tregohet i kujdesshëm, asgjë nuk është e fituar ende

Sport

kolp
Anfield prodhoi një ndeshje me plot gola, por dy të fundit të realizuara nga Roma ishin jashtë planeve të Jurgen Klopp. I pyetur pas ndeshjes, trajneri gjerman u shpreh se do të kishte dashtur një rezultat të pastër 5-0 ose së paku 5-1, por që gjithësesi kjo nuk ja zbehu performancën skuadrës. “Djemt bënë një ndeshje fantastike. Për 80 minuta ishim të jashtëzakonshëm” – tha trajneri i Liverpoolit. Përballë diskutimit nëse duhej ta mbante apo jo Salahun në lojë, pasi menjëherë pas zëvendësimit të tij loja e Liverpoolit ra, Klopp tha se nuk e besonte një gjë të tillë. “Jam i sigurt se edhe me të në fushë nuk do të kishte qenë ndryshe” – u shpreh më tej Klopp i cili synon finalen e Champions League-ës 5 vite pas asaj të 2013-ës.

liver

Më tej 51-vjecari tregoi për gjendjen e Chamberlain. Me mërzi tha se ishte një lëndim serioz dhe se uronte riaftësimin sa më të shpejtë të tij, pasi sikurse tha Klopp “Ai është një humbje e madhe për Liverpoolin”. Për sa i përket ndeshjes së kthimit gjermani u tregua i kujdesshëm. Ai tha se në Romë verdhekuqtë do jenë krejt tjetër skuadër dhe se Liverpooli s’ka fituar ende asgjë. Por këtu në këtë pjesë gjermani theksoi se të kuqtë nuk janë Barcelona dhe se në Olimpico do të shkojnë për të merituar finalen e Kievit.