Vidal tradhton Interin, për Barcelonën

Sport

Vidal

Befas, Arturo Vidal është një lojtar i Barcelonës. Kiliani ka udhëtuar drejt Spanjës, për të kryer vizitat mjekësore dhe të prezantohet si mesfushori i ri i klubit katalanas, për të cilin do të paguajnë 20 milionë euro te Bayern. Pikërisht, pas heqjes dorë nga Rabiot i PSG, kiliani ka qenë i përzgjedhuri i trajnerit Valverde që donte përforcime në mesfushë, për të zëvendësuarë Iniesta dhe Paulinho, të cilët u larguan nga Barcelona gjatë kësaj vere. Vidal pritet të sjellë muskuj dhe përvojë në mesfushë, gjë për të cilën Barcelona kishte tepër nevojë., Lojtari do të qendrojë për të paktën 3 vjet në “Camp Nou”, ku do të përfitojë 9 milionë euro në sezon. Ai është blerja e katërt e katalanasve gjatë kësaj vere, pas Arthur, Lenglet e Malcom, afrime që kanë kushtuar 127 milionë euro.
Pasi vendosi se do të largohej nga Bayern Munich, Vidal pritej që brenda javës të firmoste me Inter, pasi kishte dhënë “ok” për rikthimin në Serie A, ku ka qenë pjesë e Juventus deri në vitin 2015. Mirëpo, papritmas në bisedime u fut Barcelona dhe dëshira e futbollistit 31-vjeçar anoi nga kampionët e Spanjës. Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që Barcelona “vjedh” një futbollist që po i drejtohet Serie A. Përpara se të “befasonte” Inter për blerjen e Vidal, katalanasit e bërë diçka të tillë edhe duke marrë Malcom nga Bordeaux, pavarësisht se futbollisti kishte një akord paraprak me Romën.