“Vijmë në këtë ndeshje me shumë entuziasëm.”; Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës

Sport

“Vijmë në këtë ndeshje me shumë entuziasëm. Prej kohësh e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Parisi ka një skuadër shumë të fortë. Është vërtet një përplasje interesante, pasi Barça është përmirësuar shumë në muajt e fundit, ndërsa Parisi ka shumë kualitet. Mendoj se do të jenë dy ndeshje shumë të bukura. Mungesat e Neymar dhe Di Maria?! Ata janë lojtarë të rëndësishëm, por edhe ne na mungojnë Araujo, Sergi Roberto, Ansu Fati apo Coutinho. Për çdo skuadër është më mirë që t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, por futbolli është i tillë. Sa i përket Messi-t, ai është lojtari më i mirë në botë dhe ne kemi nevojë që ai të jetë në formën më të mirë. Mbappe në anën tjetër është shumë i shpejtë dhe di se si t’i komplikojë gjërat, çfarë vërtet mund t’i bëjë gjërat edhe më interesante.”