VILLARREAL vs JUVENTUS, deklaratat e skuadrave…

Sport

Unai Emery, trajneri i Villarreal:

“Juventus-i ka lojtarë të klasit botëror. Askush nuk duhet të harrojë këtë. Ata janë lojtarë me shumë eksperiencë në të tilla nivele dhe padyshim që kanë diçka më tepër. Por edhe ne kemi lojtarë me peshë sa i përket eksperiencës si Pau Torres, Raul Albiol apo Juan Foyth. Jemi të lumtur që do të luajmë në këtë fazë. Kemi punuar vërtet shumë për të arritur deri këtu. Unë nuk dua që skuadra jonë të marrë fjalë të mira vetëm për stilin e lojës. Dëshiroj që të luajmë një lojë të bukur, të jemi kompetiviv, por mbi të gjitha dua të fitojmë. Të gjithë ne duam që njerëzit të na kujtojnë për një fitore të madhe. Juventus-i vjen sigurisht si favorit në këtë ndeshje. Nëse ata do të luajnë në më të mirën e tyre, atëherë do të ishte e vështirë për këdo. Por ne do zbresim në fushë për të bërë lojën tonë. Duam ta shijojmë këtë përballje dhe të tregojmë se e meritojmë të jemi mes më të mirëve. Edhe tifozëve tanë u kërkoj që ta shijojnë, të na mbështesin dhe të besojnë tek ne. Është një punë e madhe për ne që të luajmë në këto nivele. Nuk është se jemi në ‘Champions League’ çdo vit. Prandaj duhet ta shijojmë sa më shumë, të mësojmë e të luajmë pa presion. Fakti që jemi këtu e kaluam një grup aq të vështirë, provon se mund t’ja dalim. Do të jetë një ndeshje mjaft emocionuese dhe e bukur, por unë kam besim se mund të dalim me një rezultat pozitiv.”

 

Alberto Moreno, mbrojtës i Villarreal:

“Mendoj se trajneri ka të drejtë. Duhet ta shijojmë në maksimum këtë moment. Luajmë në ‘Champions League’, mes më të mirëve dhe kjo ka ardhur si fryt i punës që kemi bërë. Skuadra është përmirësuar ndjeshëm në shumë aspekte. Këtë gjë duhet ta tregojmë edhe sot në fushën e lojës. Luajmë ndaj një skuadre që është gjithnjë pretendente, si në ‘Serie A’, edhe në ‘Champions League’. Kjo është nga ato ndeshje që të gjithë lojtarë duan ta luajnë e të japin kontributin e tyre. Pavarësisht nivelit të vështirësisë, ne do të kërkojmë fitoren. Është e qartë se në disa momente të takimit, ne do të vuajmë presionin e tyre. Por e dimë se nëse luajmë si një skuadër e bashkuar në të gjitha fazat, atëherë mund të marrim rezultatin që duam. Mendoj se jemi gati. I kam parë djemtë në stërvitje dhe mund të them se të gjithë janë gati për të bërë një tjetër hap të madh. Është e vërtetë që i kemi vuajtur disa mungesa të rëndësishme, por ekipi ka provuar se mund të ecë përpara. Jemi të kompletuar dhe i njohim vlerat e gjithësecilit.”

 

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventus:

“Na pret një ndeshje interesante. Luajmë në një kompeticion të vështirës dhe për shumë gjëra, do të jetë një provë e rëndësishme për ne, pasi do të kemi mundësi të vlerësojmë edhe disa gjëra që në kampionat, nuk na jepet mundësia. Vlahovic është një lojtar i talentuar, por nuk duhet të vendosim shumë presion mbi të. Ai do të luajë vetëm ndeshjen e tij të parë në këtë kompeticion dhe detyra ime është që ta mbroj, njësoj siç bëj edhe me të tjerët. Juventus-i luan gjithnjë për të fituar. Mos kini dyshime për këtë. Sa do të ndryshojnë gjërat me heqjen e rregullit për golin jashtë fushe? Nuk mund ta them këtë me saktësi. Ne do të përpiqemi të shfaqim të njëjtin mentalitet si gjithnjë. Vijmë si favorit, por kjo nuk e bën më të lehtë. Villarreal-i po kalon po ashtu një moment shumë të mirë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm. Në të tilla takime, edhe gabimet më të vogla nuk falen. Këtë e themi edhe nga eksperienca. Ata kanë një skuadër shumë teknike dhe një trajner të zotë, që di të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij. Në disa momente të lojës, është e rëndësishme që të tregojmë durim. Duhet të analizojmë çdo gjë me detaje dhe të shrytëzojmë si duhet rastet që do të na paraqiten. Besoj tek lojtarët e mi, prandaj synimi është të marrim një fitore. Të gjithë janë shfaqur të motivuar dhe kjo është ajo se për çfarë kemi më shumë nevojë  në këto çaste.”

 

Alvaro Morata, sulmues i Juventus:

“Do të luajmë një ndeshje të rëndësishme, të cilën e kemi përgatitur me një mentalitet ndryshe. Jemi një skuadër që ka provuar se di të reagojë shumë mirë kur vihet në vështirësi. Mbërritja e Zakaria dhe Vlahovic na ka ndihmuar shumë. Dusan mezi po e pret ndeshjen e sotme. Kjo është diçka që na jep entuziasëm të gjithëve, pasi shpresojmë që ai të realizojë dhe golin e tij të parë në ‘Champions League’. Është e vërtetë që nuk po luaj në rolin tim, por jam i gatshëm të bëj çdo gjë për të ndihmuar ekipin. Trajneri Allegri ka treguar një besim të jashtëzakonshëm tek unë, prandaj dua të bëj gjithçka për t’ja shpërblyer. Nëse Juventus-i fiton, për mua nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni luaj. Sot kemi një test shumë të rëndësishëm. Është një takim i komplikuar, që duhet ta trajtojmë me kujdes. Ne kemi ende shumë objektiva në lojë. Kemi besim të aftësitë tona dhe do të përpiqemi t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Përballja e sotme do të vërë në pah shumë gjëra, por mendoj se jemi gati për të shfaqur më të mirën.”