Willian e tërheq ideja e transferimit tek Barcelona

Sport

willian123
Rinovimi i Griezmann me Atletico Madrid ishte më shumë një zhgënjim për Barcelonën se sa lajm i mirë për “los colchoneros”. Tek blaugranat nuk e kanë kaluar lehtë refuzimin që iu be nga ana e francezit dhe për të rikthyer entuziasmin tek tifozët, ata kanë filluar tratativat për një tjetër objektiv të merkatos. Siç raporton “Mundo Deportivo”, bëhet fjalë për brazilianin Willian të Chelseat, që shihet si lojtari me karaktëristikat e duhura për t’u përshtatur me katalanasit. Lojtari, i cili është në pronësi të Chelseat, ka edhe 2 vite kontratë me skuadrën aktuale. Kështu, për të shkëputur lojtarin nga “blutë” e Londrës, drejtuesit e Barcelonës kanë ofruar fillimisht 56 milionë euro, por tek Chelsea nuk pranojnë të privohen nga shërbimet e Willian për më pak se 80 milionë euro.

willian12
Palët do të negociojnë në lidhje me çmimin e kartonit të lojtarit, por “Mundo Deportivo” shton se katalanasit kanë edhe diçka në avantazh, dëshirën e vetë lojtarit. Sipas së përditëshmes, Willian i pëlqen ideja e transferimit në Katalonjë dhe pak para se të mbushë 30 vjeç, një lëvizje e tillë mund të jetë ajo që vulos sukseset në karrierën e tij.
Pak a shumë e njëjta situatë është edhe me mbrojtësin Clement Lenglet të Sevillas, i cili u ka komunikuar andaluzëve dëshirën e tij për t’u bashkuar me Barcelonën sezonin e ardhshëm.