WOW! SHQIPERIA MERR HAK NDAJ POLONISE, E SHEH VETEN NE KRYE!

Sport

Atmosfere elektrizuese në shkallët e stadiumit, super-ndeshje, gola spektakolarë dhe një fitore e madhe…për të ngjitur në krye të grupit Shqipërinë, që vazhdon ëndrrën e kualifikimit në Euro 2024.

Kombëtarja kuqezi mposhti pastër Poloninë, duke marrë vendin e parë të Grupit E, aq sa tanimë bileta për në Gjermani gjatë vitit të ardhshëm, duket në horizont dhe është krejtësisht e prekshme.

Superi goli i Jasir Asanit në minutën e 37’ dhe një blic nga Mirlind Daku sapo hyri në lojë në të 62’ i siguruan tripikëshin e cmuar kuqezinjve të Sylvinhos. Paraqitje mjaft pozitive e Gjimshitit me shokë, që përvece u treguan stoik në mbrojtje – duke mos lënë Levandovskin të rrezikonte asnjëherë drejt portës tonë – ia dolën të godasin polakët në mënyrë të ftohtë, aq sa e merituan suksesin e tretë në këtë fazë eleminatore pas 5 takimeve të luajtura. Ndryshimi i mentalitetit tek kjo Kombwtare wshtw i dukshwm nga nga ndeshja nw ndeshje, Ndërsa një armë plus ishte natyrisht edhe tifozeria, padyshim lojtari i 12-të në fushë.

Tashmë, duke përfituar edhe ngaqë Cekia nuk luajti, e shohim veten në komandë me 10 pikë, dy më shumë sesa cekët dhe Moldavia dhe kemi lënë 4 pikë prapa polakët, që mbeten në kuotën 6. Ndeshja e tetorit në shtëpi kundër Cekise bëhet vendimtare, pasi një fitore e radhës mund të na afronte praktikisht me Europianin. E do të na dërgonte më të qetë, me objektivin minimumal të një pike, drejt sfidave përmbyllëse të nëntorit: atë në transfertë me Moldavinë dhe në fushën tonë kundër Ishujve Faraoe.