Xavi Hernandez: Ronaldinho në podiumin e më të mirëve në histori

Sport

Ish-lojtari i Barcelonës, Xavi Hernandez, së fundmi ka dhënë një intervistë për mediat, ndërsa e ka vënë theksin tek Ronaldinho, me të cilin ka ndarë edhe disa kohë tek Barcelona. Sipas Xavit, Ronaldinho është në mesin e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, madje qendron në të njëjtin podium me ta.

“Ronaldinho është në mesin e lojtarëve më të mirë, por ndoshta ai kishte mungesë qendrueshmërie që nuk e ndihmoi të ishte për shumë kohë në krye. Për mua, vetëm Messi është mbi Ronaldinhon, për shkak të vijimësisë që ka treguar për sezone me radhë. Messi është më i miri në histori, por edhe Ronaldinho është aty, në mesin e më të mirëve. Ronaldinho, Ronaldo (braziliani) së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Messin bëjnë pjesë në një grup”, ka mbyllur ndër të tjera, ish-mesfushori i Barcelonës.

Kujtojmë që gjithashtu, Xavi vetëm pak kohë më parë është shprehur i gatshëm për t’u bërë trajner i Barcelonës në një të ardhme të afërt.