Zbardhet më tej konflikti mes Mourinhos dhe Pogbas…

Sport

pogba mourinho
Të tjera detaje dalin në dritë nga situata që po ka Jose Mourinho me skuadrën e tij te Manchester United. Të hënën shtypi anglez raportoi se portugezi e kishte ofenduar mesfushorin francez Paul Pogba duke e etiketuar atë si një virus për grupin. Gazetari Duncan Castles i Daily Record raportoi se situata në fjalë kishte ndodhur pas barazimit 2-2 që United arriti me Southamptonin. Në dhomat e zhveshjes Mourinho kishte qortuar francezin duke e konsideruar atë si infektues tek të tjerët duke vrarë mentalitetin që ka grupi. “Ti nuk luan, ti nuk i respekton shokët e skuadrës dhe as tifozët, je një virus” – këmbëngul Duncan t’i ketë thënë Mourinho Pogbas.

pg mour

Ky i fundit thuhet se i qe përgjigjur portugezit se taktiat e tij ia kufizojnë shprehjen e cilësive të gjithë lojtarëve në fushë, aq sa është e vështirë të kryen edhe dy-tre pasa. Gjendja te Djajtë e Kuq duket dëshpëruese këtë sezon. Konfliktet në skuadër janë të dallueshme ndërsa Mourinho është detyruar ta pranojë se tanimë është pothuajse e pamundur të arrihet një vend mes 4 më të mirave të Premier-League-ës. Një muaj më parë në një intervistë për Hristo Stoichkov, Mourinho pati kritikuar ashpër lojtarët e tij si Luke Shaw, Marcus Rashford, Jesse Lingard apo dhe Anthony Martial. Të gjithë sipas Mourinhos nuk kanë karakter dhe personalitet në fushë dhe ky koment zor se po kalohet lehtë në ambientin e United-it, gjasat janë që situata të shkojë edhe më keq, gjithmonë nëse Mourinho nuk ndryshon qasje.