Zbulohet ndihmësi i ri i Gianni de Biasit, një tjetër italian në kombëtare

Sport

modaaa 780x439 550x310

Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi ka preferuar përsëri një italian për ndihmësin e tij. Pas largimit të asistentit Paolo Tramezzani, mendohet se De Biasi ka zgjedhur një “nxënës” të tij.

Marco Veronese është ish futbollisti që ka punuar me De Biasin në kohën kur ky i fundit drejtonte ekipin italian Modena gjatë viteve 2000-2002.

Veronese ka pasur përvojë si trajner i disa ekipeve të të rinjve në itali.

Ende nuk është bërë zyrtare, por portali i gazetarit italian Gianluca Di Marzio, ka njoftuar se Marco Veronese do të jetë pasues i Tramezzanit në postin e asistent-trajnerit të Kombëtares shqiptare.

de biasi5