Zidane thuhet se ka tre kushte për të zëvendësuar Sarrin te Chelsea!

Sport

zinedinzidane
Edhe pse mbetet në kufijtë e spekulimeve, Zinedine Zidane te Chelsea thuhet se ka kushtet e tij. Gazeta spanjolle AS shkroi të martën se ish-trajneri i Realit të Madridit ka disa kushte nëse Roman Abramovich do t’ia besojë atij skuadrën dhe projektin për të ardhmen e Bluve të Londrës. Kushti kryesor është buxheti për merkaton, që sipas AS-ës është i fiksuar në shifrat 200 milionë euro. Ndërsa kushti i dytë, që Eden Hazard të mos largohet nga Stamford Brirdge. AS përmend në raportimin e saj se nga ana tjetër Zidane kërkon gjithashtu një rol më tepër se trajnues apo menaxherial të skuadrës. Ai thuhet se kërkon të ketë një punë të afërt edhe me Marina Granovskaian, rusen 44-vjecare që mban postin e Drejtueses së çështjeve të Marketingut dhe Financave.

200px SarriChelsea

Granovskaia u bë e njohur për marrëveshjen që arriti me Nike që e shpërblen tashmë Chelsea-in me 60 milionë paundë në vit deri në sezonin 2021-2022. Sipas gazetave në Spanjë Zidane do të donte bashkëpunim të parashikuar në kontratë me këtë sektor për të diskutuar që në fillim të sezoneve edhe buxhetet që do të alokohen për transferimet. Chelsea i së ardhmes nën urdhërat e Zidane mund të jetë krejt ndryshe nga ai aktuali. Por këto lajme që raportohen në Spanjë, gjejnë një kontestim në Angli. Gazetarë si Julien Laurens këmbëngulin se Zidane e ka të pamundur të trajnojë në ishull, kjo pasi nuk di të flasë as dhe një fjalë në anglisht, çka do të ishte tejet problematike sidomos për një ekip si Chelsea, organika e të cilit është pranë shkarkimit të trajnerit të tretë në pak vite.