Meryem Uzerli me pushime në Dubai…

Uncategorized

‘Hyrremi’ e paharrueshme siç e kujtojmë të gjithë, aktorja e famshme Meryem Uzerli ‘godet’ me personazhet që interpreton ose me largimin e saj në heshtje nga ekrani, por në asnjërin nga rastet nuk arrin t’i shmanget vëmendjes. Së fundmi ajo ndodhet me pushime në Dubai duke shijuar kohën dhe relaksin me dy vajzat e saj Lara dhe Lily Koi. Në rrjetet sociale përmes fotove, ylli i serialeve ka publikuar momente të lumtura dhe argëtuese me vogëlushet në pishinë. Aktorja e cila prej kohësh është larguar nga ekranet, vazhdon jetën në Gjermani larg projekteve dhe sheshxhirimit. Ndërkohë është mësuar se ajo ka zgjedhur të kujdeset vetë për të bijat, pa ndihmën e një kujdestareje.  Ajo që ra në sy në fotot e postuara nga aktorja, ishte ngjashmëria e vajzës së madhe 8-vjeçare, Larës me nënën e saj.  Protagonistja e serialit “Mbretëresha e Natës” duke iu referuar përkushtimit të saj të plotë si nënë, në një nga intervistat e fundit ka deklaruar: “Ëndrra ime më e madhe është që vajzat e mia Lara dhe Lily të krijojnë një të ardhme të bukur dhe më në fund të mundem të shoh barazinë e burrave dhe grave në këtë botë“.