Rummenigge kritikon merkaton e Bayernit, ka vlerësim të ulët për Mane dhe De Ligt

Uncategorized

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka kritikuar merkaton e klubit bavarez. 66 vjeçari është i mendimit se Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt nuk mund të konsiderohen transferime të suksesshme. Madje, ai është shumë skeptik ndaj tyre dhe për këtë arsye nuk mund i konsideron dot si lëvizje të qëlluara në shenjë.

“Me gjithë respektin për Sadio Mane dhe Matthijs de Ligt, por sipas meje, ata nuk janë lojtarë të klasit të lartë. Sigurisht, Mane do shënojë gola në Bundesligë, por ai është 30 vjeç dhe për këtë arsye nuk mund të luajë dot në nivele shumë të larta. Madje, nëse do ishte ndryshe, atëherë Jurgen Klopp do ishte përpjekur më tepër për të mos e lejuar largimin e tij nga Liverpool”, ka thënë fillimisht Rummenigge.

Përveç senegalezit, gjermani nuk është aspak i sigurt edhe për De Ligt. “Për De ligt jam shumë skeptik. Sigurisht që ai është vetëm 22 vjeç, por në sezonin e kaluar ai nuk ishte aspak në formë me Juventusin. Pas një nisje të suksesshme me Ajaksin, ai duhet të kishte përparuar më tepër me karrierën e tij në aspektin individual. Mendoj se është shumë e guximshme që Bayerni ta kosiderojë atë si lojtarin kryesor të mbrojtjes. Më mirë të mos ishte larguar Niklas Sule. Klubi duhet t’i kishte dhënë atij më tepër përgjegjësi”, ka thënë ndër të tjera Rummenigge.

Ndryshe nga opinion i dhënë për Mane dhe De Ligt, ish-Drejtori i Bayernit ka vlerësim maksimal për mbrojtësin Noussair Mazraoui, të cilin e konsideron një përforcim të përkryer. Po ashtu, 32 herë kampionët e Gjermanisë, këtë verë kanë siguruar edhe mesfushorin Ryan Gravenberch dhe sulmuesin Mathys Tel.