A duhet të ruheni nga përhapja e Covid-19 nëpërmjet USHQIMIT? Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit përgjigja është kjo

Aktualitet Botë/Rajon

Në të gjithë botën nga kjo pandemi ka 350, 646 persona të infektuar dhe 15,317 viktima. Nëse ende po shqetësoheni neë ky virus transmetohet apo jo nëpërmjet ushqimit, nuk është e vërtetuar 100% por Autoriteti Evropian për Sigurine e ushqimit ësht përgjigjur kështu:
Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.