Flet shkenctarja Shqiptare nga Amerika; 4 rregullat që duhet të ndiqni me PATJETËR

Aktualitet Botë/Rajon

Duke qënë se jemi një popull shumë social dhe na kushton shumë të qëndrojmë brënda në shtëpi dhe kjo tashmë është mëse e dukshme, Donjeta Gjuka, shkencëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një letër me disa rekomandime për popullin shqiptar, të cilat janë shumë të nevojshme:

Si shkencëtare në prag të doktoraturës në Qelizë dhe Biologji Molekulare në Universitetin e Teksasit në Austin, që punoj shumë në fushën e imunologjisë dhe rregullisht po e diskutojmë koronavirusin në departament, po e ndiej përgjiegjësi t’ju drejtohem të gjithëve me disa rekomandime (sidomos pasi kultura jonë është më sociale):
1) Për masa mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, ju lutem për momentin: evitoni tubimet. Qëndroni në shtëpitë tuaja jo në grumbuj të mëdhenj, meqë për momentin nuk dihet kush është i infektuar dhe kush jo. Periudha e inkubimit të virusit është 2-14 ditë.

Simptomat e para shihen mesatarisht pas 5 ditësh të infektimit, por mund të zgjasë deri në 14 ditë pa simptoma. Prandaj distancimi edhe prej njerëzve pa kurfarë simptomash e sidomos që kanë udhëtuar në vende jashtë shtetit, ku ka raste pozitive për koronavirus, është i nevojshëm tani.

2) Sa më pak kontakt direkt me të tjerët. Përshëndetuni me një tungjatjeta, pa nevojë të shtrëngoni duart me njëri-tjetrin apo të përqafoheni. Nuk është histeri ose paranojë, është vetëm mbrojtje për vetën dhe të tjerët.

3)Pastroni duart shpesh me ujë te nxehtë për 20 sekonda. Përdorni dezinfektues kur nuk ka sapun.

4) Virusi jeton edhe jashtë trupit të njeriut në sipërfaqe të forta ose të buta për një kohë ende te pacaktuar definitivisht (varësisht temperaturës dhe lagështisë). Prandaj kujdes çfarë prekni dhe lani duart pasi të keni kontakt me gjëra që prekin edhe të tjerët. Kujdes edhe me telefonat mobil të cilët shpesh vendosen në sipërfaqe të ndryshme dhe i prekim me duar.