Anglia në izolim total, Johnson njofton mbylljen e tretë deri në fund të marsit

Aktualitet Botë/Rajon

Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e së hënës një izolim të ri të përgjithshëm për Anglinë, që do të zgjasë të paktën deri në mes të shkurtit.

Shkak për këtë lëvizje të Johnson është bërë përhapja e shpejtë e versionit të ri të coronavirusit.

Në bazë të rregullave të reja, shkollat fillore dhe ato të mesme do të mbyllen, ndërsa studentët e universiteteve nuk do të kthehen në kampuset përkatëse.

Gjithashtu, dyqanet dhe sallonet e bukurisë do të mbyllen, ndërsa restorantet do të funksionojnë vetëm për porosi për të marrë me vete.

“E di që është e vështirë dhe e kuptoj se sa të frustruar jeni, por tani më shumë se kurrë duhet të bëhemi së bashku”, deklaroi Johnson.