Bllokohen në aeroport zyrtarët e Beshiktash

Botë/Rajon

images35Sfida e nxehte e UEFA Europa League mes Partizanit të Beogradit dhe Beshiktashit ka prodhuar incidentet e para disa orë përpara përballjes që do të luhet këtë të enjte në mbrëmje në Beograd. Në fakt situatat që janë vërejtura së fundmi në Aeroportin e Beogradit i ngjajnë pak a shumë problemeve që prodhoi sfida e kombëtareve Serbi vs Shqipëri pak ditë më parë. Presidenti i klubit te Beshiktashit, Fikret Orman pas mbërritjes me avion privat është bllokuar për 1 orë në aeroportin e Beogradit pa marrë asnjë shpjegim nga autoritetet serbe e në mënyre të veçante nga policia. Është dashur ndërhyrja e Ambasadës Turke në Beograd që bosi i klubit turk të merte ok për t’u futur në kryeqytetin serb. Por serbet nuk janë mjaftuar me kaq dhe mbajtur të bllokuar për më shumë se 2 orë në aeroportin Nikola Tesla, dhjetëra tifozë të Beshiktashit dhe dy zyrtare të lartë të klubit Umut Guner dhe Ahmet Kavalci, vetëm pas një kontrolli të imtësishëm tifozët janë lejuar të futen në Serbi. Kjo situate absurde i ka acaruar shumë tifozët turq, madje ata që ndodhen në Beograd, kanë bërë një foto para stadiumit të Partizanit si për ta nxehur edhe më shumë prag sfidën mes grupit të tifozëve vendas Grabari dhe atyre turq Carshi të cilët madje kanë premtuar se do të shpalosin në stadium flamurin shqiptar.