Ekzekutohet portieri i Afrikës së Jugut

Botë/Rajon

portieriNjë ngjarje shumë e rëndë ka tronditur jo pak opionin sportiv në botë. Portieri dhe kapiteni i Afrikës së Jugut dhe Orlando Piratesit, Senzo Meyiwa është qëlluar për vdekje në Johannesburg.Policia e ketij vendi raporton se shtatë burra u futën në shtëpinë ku ishte Meyiwa dhe e kanë qëlluar atë. Ata u larguan ndërsa portieri u shpall i vdekur me të arritur në spital. Nuk ka detaje për këtë vrasje. Meyiwa, lojën e fundit e zhvilloi të shtunën, kur skuadra e tij triumfoi 4 me 1 ndaj Ajax Cape Town.