MBI 800 VIKTIMA NE RRIPIN E GAZES

Botë/Rajon

gaza2-450x300Numri i palestinezëve të vrarë në qytetin e Gazës ka shkuar mbi 800. Qëkurse nisi konflikti më i fundit më 8 korrik, në Rripin e Gazës janë vrarë gjithashtu edhe 35 izraelitë. Veç sulmeve ajrore, forcat izraelite po zhvillojnë edhe një ofensivë tokësore, për të goditur, siç thuhet, pikat strategjike të militantëve të Hamasit. Ndërsa këta të fundit vijojnë të përgjigjen me hedhje raketash në territorin Izraelit.Si pasojë e sulmeve izraelite, u godit edhe një strehë civilësh e OKB-së në Gazë, duke lënë të vrarë 16 njerëz, gra e fëmijë. Ndërsa në Bregun Perëndimor, mijëra palestinezë zhvilluan një demonstratë të madhe në mbështetje të Gazës, por që degjeneroi në përplasje me forcat izraelite. Për pasojë u vranë dy persona dhe 200 të tjerë u plagosën. Deri më tani, ka dështuar çdo përpjekje diplomatike për arritjen e një armëpushimi.