Republikanet “izolojnë” Obamën

Botë/Rajon

1415059510721 wps 37 WASHINGTON DC NOVEMBER 27-634x340Republikanët marrin pas 8 vjetësh kontrollin e senatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dominuar të dyja dhomat në kongres. Ky triumf shënohet në një kohë kur presidentit Obama i kanë mbetur dhe dy vjet mandat në krye të shtëpisë së bardhë. E djathta amerikane ka fituar bindshëm në Arkansas, Kolorado, Karolinën e Veriut, Virxhinia e Iowa, duke krijuar një diferencë prej shtatë mandatesh më shumë në senat. Udhëheqësi i pakicës në senat, Mitch Mcconnell u rizgjodh në shtetin e Kentakit për një mandat të gjashtë. Ai do të jetë udhëheqësi i shumicës dhe një ndër politikanët më të fuqishëm të vendit. Mekonell do të ketë autoritetin për të vendosur se cilat projektligje do të paraqiten për t’u hedhur në votë në senat.
Sa i takon dhomës së përfaqësuesve, republikanët kanë një diferencë mbi 75 vota. Sikurse duket nga trendi i numërimit të votave, republikanë po projektojnë një mazhorancë në dhomën e ulët në nivele të papara që nga lufta e dytë botërore.
I ashtuquajturi procesi i mes mandatit për të dyja dhomat e kongresit tregoi pakënaqësinë e amerikanëve me politikat qe ka ndërmarrë presidenti Barack Obama. Partia e presidentit që është në mandatin e dytë, zakonisht humb terren në këtë proces, por këtë radhë humbja duket e thellë. Rënia e mbështetjes për Obamen dëmton edhe shanset e kandidatëve demokratë të cilët aspirojnë të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit 2016.