Rusia: Të pamundura marrëdhëniet e mira me SHBA-në

Botë/Rajon

MEDVEDEVKryeministri rus Dmitry Medvedev ka thënë për mediat amerikane se rregullimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i pamundshëm, përderisa sanksionet ndaj Rusisë vazhdojnë të zbatohen.

“Sigurisht që jo. Është e pamundur”, është shprehur Medvedev, kur është pyetur gjatë intervistës dhënë për CNBC, nëse marrëdhëniet ruse me SHBA-në, do të mund të rregullohen, derisa vazhdojnë sanksionet.

Ndërsa në një deklaratë lëshuar nga qeveria ruse, Medvedev ka thënë se sanksionet e SHBA-së ndaj tyre janë destruktive.

SHBA, ka zbatuar disa raunde të sanksione ndaj Rusisë, duke e dënuar atë për përfshirje në konfliktin në lindje të Ukrainës, për aneksimin e Krimesë në mars dhe për dërgimin e trupave të saj dhe mjeteve për të ndihmuar separatistët pro-rusë.