SHBA, strategji e re sulmesh ndaj ISIS

Botë/Rajon

index6Lufta e shteteve aleate dhe grupit radikal islamik ISIS për qytetin strategjik Koban, në kufirin turko-sirian vijon intensivisht. Për këtë arsye presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama kërkon të hartojë një strategji të re sulmesh. Kreu i shtëpisë së bardhë ka planifikuar takim në një bazë ajrore në periferi të Uashingtonit Udhëheqësit ushtarakë nga rreth 20 vende, për të diskutuar një plan të ri për të sulmuar militantët e shtetit islamik në Siri dhe Irak. Ky takim do të udhëhiqet nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Martin Dempsey. Në radhët e opsioneve që do të shqyrtohen sot është dhe mundësia e sulmeve tokësore në Siri. Në këtë takim pritet të marrë pjesë dhe gjenerali turk. Ankaraja zyrtare mohoi disa ditë më parë zërat se do të drejtojë sulmet tokësore. Turqia është përballur se fundmi me nje seri protestash brenda vendit nga popullsia kurde, qe kërkon hapjen e kufirit me Sirinë, ku qëndrojnë nje radhe e gjatë me mbi 13 000 refugjate kurdë.