Shkelet armëpushimi në Ukrainë

Botë/Rajon

ukraina 9-640x3231Pavarësisht paktit mes Kievit zyrtar dhe rebelëve pro-rusë për armëpushim, marrëveshja është shkelur. Këtë fakt e pohon zëdhënësi i ushtrisë Andri Lysenko i cili bën të ditur se ditët e fundit kanë vdekur 9 ushtarë të saj dhe 27 të tjerë janë lënduar. Nga ana tjetër burime nga këshilli i qytetit të Donjetskut, bën me dije se edhe 3 civilë kanë vdekur dhe 5 të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë në qytetin e dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv është rrëzuar një tjetër statujë e Leninit. Nacionalistët ukrainas me fytyrë të mbuluar, kanë sharruar dhe më pas rrëzuar shtatoren.