Mbyllen aplikimet për bordin drejtues

Ekonomi

banka3-450x300

Kjo e marte ka shënuar afatin përfundimtar te aplikimeve per anëtar te këshillit mbikëqyrës se Bankës se Shqipërisë. 30 shtatori ishte dita e fundit per paraqitjen e kërkesave, te paralajmëruara nga Kryeministri Edi Rama, ndërkohë qe vijojnë ende aplikimet per guvernator, proces ky i shpallur nga Presidenti i Republikës, i vlefshëm deri ne 5 tetor. Deri me tani nuk dihet se sa persona janë paraqitur si kandidate, por paralelisht me ketë situate, ekspertet thonë se Guvernatori i ardhshëm duhet te vije nga radhët e këshillit. Ndërsa lidhur me aspektin profesional te anëtareve te këshillit, për ekspertin Kadareja, e redesishme është qe ata te njohim mire realitetin shqiptar ne mënyre qe te marrin vendime sa me te drejta. Ne çdo rast, si do te qe vijoje gara mes Presidentit dhe Kryeministrisë per Guvernatorin e ri, nje gjë është e sigurt, dy institucionet do te duhet te arrijnë ne nje kompromis per te zgjidhur ngecin e krijuar ne Bankën e Shqipërisë.