Thaçi: Dialog ndërpartiak për zgjidhjen e krizës

Botë/Rajon

thaciiiii-450x300Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministri ne detyre Hashim Thaçi u ka bërë edhe njëherë thirrje liderëve të partive parlamentare që të reflektojnë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas takimit me anëtarët e kryesisë së PDK-së, Thaçi, ka shtuar se institucionet mund të ndërtohen vetëm sipas vullnetit të votuesve, me rastin e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

“Biseduam për hapat e mëtejshem rreth ndërtimit të institucioneve te qendrueshme, sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Hapat tane do të jenë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë pas takimit Thaçi.

E vetmja mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik, sipas tij, është dialogu ndërpartiak.

“Në këtë mënyrë mund t’i ndërtojmë institucionet. Presidentja Jahjaga ka marrë iniciativë rreth zgjidhjes së këtij ngërçi. Koha është për reflektim të gjithëmbarshëm. Qytetaret e kanë shprehur vendimin e tyre, dhe kane votuar Misionin e Ri. Po, theksoj se koha është për reflektim”, ka thënë Thaçi.