Video e kryeministrit bën xhiron e botës, i bien vetullat fallco në konferencë

Botë/Rajon

veluhf

Lajmet nga bota janë nga më të çuditshmet! Ndodhin gjërat që nuk i pret asnjëherë…Justin Trudeau, kryeministri i Kanadasë, është një nga më të pëlqyerit e botës dhe jo vetëm prej pamjes së jashtme por edhe prej natyrës së tij sportive dhe të ndjeshme…A e keni parë sa shpesh qan? Mirëpo, në asnjë nga ato të qara nuk i kishte ndodhur incidenti që i ka ndodhur gjatë një konference ndërsa ishte bashkë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Dukej qartë që kishte vendosur një palë vetulla fallco, të errëta, për t’u dukur edhe më tërheqës, por ato nuk ishin ngjitur siç duhet, e për rrjedhojë, i rrëshqitën nga fytyra. E si mund të mos shpërndahej me shpejtësinë e dritës kjo video në internet?!